Nga Shqipëria / E Diel 2 Qershor 2019, 11:11

Kejvina Kthella feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi ish-velina e ‘Xing’

Ish-velina e njohur e "Xing me Ermalin", Kejvina Kthella ditën e sotme feston ditëlindjen. Modelja mbush sot 24-vjeç dhe që në orët e para të mëngjesit ka marrë një sërë urimesh nga miqtë dhe personazhe të njohura.

Kejvina i ka rishpërndarë të gjitha urimet në 'Instastoryn' e saj dhe ndër urimet më të veçanta janë ato të reperes së njohur Tayna dhe modeles Françeska Jaçe.

Tayna ka publikuar një foto të shkëputur nga xhirimet e këngës së saj “Kce” ku Kejvina ishte pjesë dhe ka përmbi të ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen vogëlushe, të dua!”

Ndërsa mikesha e saj e ngushtë Françeska i ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen shoqja ime e ngushtë në kohë të mira dhe të këqija. Të dua!”