Nga Shqipëria / E Diel 2 Qershor 2019, 11:11

Del video e Gazit dhe Irës duke prerë tortën e dasmës

Aktori i njohur i humorit Gaz Paja dhe partnerja Ira i dhanë fund beqarisë mbrëmjen e djeshme në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjitha mediave dhe u komentua gjatë nga të gjithë.

Ata paraditen e djeshme kurorëzuan dashurinë e tyre në tarracën e Bashkisë së Tiranës përpara kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa në mbrëmje festuan së bashku me familjarët, miqtë dhe kolegët në hotel Plaza.

‘Ami Event’ ishte kujdesur për organizimin dhe dekorimin e ambientit dhe gjithashtu për fustanet e Irës. Shumë të ftuar publikuan video dhe foto nga dasma e shumëpërfolur dhe një nga momentet më të veçanta ishte prerja e tortës nga ana e çiftit.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme Ira dhe Gazi kishin zgjedhur një tortë të bardhë me disa kate. Çifti shfaqet me shampanjë në dorë teksa ngrenë dolli me të gjithë të ftuarit që i rrethojnë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Xing.al (@xing.al) on