Morena Taraku prej kohësh tashmë është larguar nga Kosova dhe është zhvendosur në Turqi ku dhe po vazhdon karrierën e saj. Bukuroshja shqiptare tërheq gjithmonë vëmendjen e mediave, jo vetëm me jetën e saj private, por edhe me pamjen.

Ajo gjithmonë është e kuruar deri në detaj dhe veshjet e saj janë të firmave më të njohura. Morena gjithmonë ka mbajtur një look dhe nuk ka bërë ndonjë ndryshim në ngjyrën apo gjatësinë e flokëve.

Megjithatë, së fundmi ajo i ka habitur të gjithë pasi ka publikuar një video ku shihet e transformuar. Në një postim në ‘Instastory’, këngëtarja shfaqet me një paruke ngjyrë neon që e bën të duket si tjetër njeri.






