Nga Shqipëria / E Diel 2 Qershor 2019, 10:10

‘Janë për zbukurim’ , Hygerta Sako thumbon moderatoret shqiptare

Moderatorja e njohur sportive, Hygerta Sako, ditën e djeshme ka qenë e ftuar në emisionin “Thumb” ku ka folur për jetën e saj private por edhe për karrierën dhe botën e televizionit.

Hygerta është pyetur për koleget e saj dhe ka treguar se si shumica prej tyre janë thjesht për zbukurim në studio dhe nuk bëjnë punën që duhet.

“Tek femrat ndoshta ka xhelozi, mund të ketë një lloj konkurrence kur bën lajmin, kush kap intervistën e duhur. Shumica nuk është se e njohin shumë mirë futbollin, nuk bëjnë ndonjë gazetari të jashtëzakonshme. Janë më shumë për zbukurim sesa për të bërë atë gjënë tjetër. Unë them që secilit duhet t’i jepet mundësia, po qe e zonja ta mbajë, po s’qe e zonja të iki. Në momentin që ato vetë e pranojnë që të jenë për zbukurim, përse duhet të shqetësohem unë. Shoh një vajzë të bukur në ekran, mes meshkujve zbutet situata.”,  ka treguar Hygerta.