Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Qershor 2019, 23:11

Skandaloze/ Fiton Festivalin e RTSH-së, këngëtarit shqiptar i japin vetëm 4 mijë lek të vjetra

Në vitin 1991 një nga grupet rock më të pëlqyera nga publiku, Ritfolk mori pjesë në Festivalin e RTSH-së ku u kualifikuan në finale dhe fituan çmimin e parë mes 4 grupeve që konkurronin.

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Altin Goci tregoi se atyre harruan tu jepnin çmimin e parë dhe i kërkuan falje.  Altini tregoi se grupi i tyre Ritfolk mori vetëm 4 mijë lekë të vjetra dhe anëtarët e grupit mbetën të zhgënjyer.

“Pas 1 jave thanë që kanë dalë honoraret për pjesëmarrjen dhe për çmimin e parë. Shkuam me gjithë qejf te Radio Televizioni Shqiptar për të marrë atë që na takonte. Shohim në border 4 mijë lek të vjetra gjithsej. U habitëm se ne 4 veta ishim na binte 1 mijë lek për çdo person. Kur dolëm vendosëm të shkonim të pinim”, tregoi Altini.