Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Qershor 2019, 22:10

Hazbi Kasaj bën deklaratën e fortë: Aldo Morning show më kopjon mua

Kandidati për kryetar i Bashkisë së Këlcyrës, Hazbi Kasaj i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, tregoi se është edhe një zyrë ndërmjetësimi dhe bashkon çifte. Gjatë emisioni ai tregoi se kur të bëhet kryetar bashkie do i martojë djemtë pa pagesë.

“Ka plot djem në fshat që nuk gjejnë dot gra. Unë kur të bëhem kryetar bashkie do i martoj të gjithë këta djem pa pagesë. Do dal në një televizion dhe do bëj thirrje në vendet e populluara që ka femra shumë dhe do i çoj në Bashkinë e Këlcyrës”, u shpreh Hazbiu.

Ermali i kujtoi Hazbiut se këtë gjë prej vitesh e bën Aldo Morning show, por Hazbiu e akuzoi Aldon se e ka kopjuar.

“Aldo më ka kopjuar mua. Nëse na dëgjon i them që më ka kopjuar. Unë kam që në kohën e Enverit që e bëj këtë”, u shpreh Hazbiu.