I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është kandidati për kryetar i Bashkisë së Këlcyrës, Hazbi Kasaj i cili gjatë emisionit ka zbuluar planet e tij lidhur me Këlcyrën dhe ka sqaruar deklaratat e bujshme që ka dhënë së fundmi.

Pasi Olimpia mbaroi performancën e saj, Ermali e pyeti Hazbiun nëse i pëlqeu këngëtarja.

“Për mua jo shumë e përshtatshme. E kam nusen më të bukur se kjo”, u shpreh Hazbiu.

Kandidati për deputet deklaroi se nëse ai bëhet kryetar bashkie do e punësojë Olimpian në Bashkinë e Këlcyrës. Madje Hazbiu i gjeti edhe burrë Olimpias, një ekonomist në Këlcyrë.

“Nëse bëhem kryetar i Bashksië do e punësoj në Bashkinë e Këlcyrës. Kam një ekonomist aty, është i pamartuar dhe do e bashkoj me atë”, u shpreh Hazbiu.






