Hazbi Kasaj, kandidati për kryetar i Bashkisë së Këlcyrës është i ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” për të folur më shumë mbi programin e tij elektoral, të mirat që premton se do i sjellë Këlcyrës dhe pse duhet ta votojnë banorët e Këlcyrës atë.

Një nga idetë e Hazbiut është shpërndarja e qumështit me dron.

“Ka drone që mund të mbajnë qumështin dhe t’i çojnë në destinacione. Le të bëjë sa para të dojë. Është plan biznesi me kosto të ulët. Do fus teknologjinë kurse kandidatëve të tjerë nuk i del kosto se nuk marrin vesh. Ai që prodhon do vendos çmimin e qumështit, ai që e përpunon do e bëjë djath dhe do e sjellë në magazinat e Bashkisë duke marrë fitimin. Vetëm kështu mbrohet prodhues, përpunues dhe konsumator.

'Edhe në vende të botës e kanë çuar qumështin me dron. Bagëtitë do ruhen pa çoban. Çobani do lirohet nga 20 orë punë në ditë, në 4-5 orë punë. Ekspertët e mi do llogarisin që kjo sipërfaqe tokësore mban kaq dhi, dele, lopë. Çobanët do kenë kushte nga mua, salla moderne, dhoma ku do lahen pas mjeljes së bagtëtive, makinën do e kenë aty për ta çuar qumështin kudo. Bashkia e Këlcyrës do krahasohet me Bashkitë Europiane që kanë vite që i kanë aplikuar këto gjëra”, u shpreh Hazbiu.





