Kandidati për kryetar të Bashkisë së Këlcyrës, Hazbi Kasaj ka bërë bujë me deklaratat e tij dhe mallkimet kundrejt atyre që nuk e votojnë. Slogani i tij i ri është: “Puno pak, ha shumë dhe bëj qejf”. Por si do ta arrijnë banorët e Këlcyrës të hanë shumë e të bëjnë qejf pa punuar shumë?

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin”, Hazbi Kasaj zbuloi programin e tij i cili konsiston në përdorimin e teknologjive dhe jo forcës së krahut nga njeriu.

“Të punosh pak, të hash shumë dhe të bësh qejf do të thotë: Merr punë, fito shumë dhe bëj qejf. Mendoj të fus në Bashkinë e Këlcyrës shkencën, teknologjinë sepse sot teknologjia e lehtëson punën e krahut. Sot ka makina që lehtësojnë fuqinë punëtore”, u shpreh Hazbiu.






