Ditën e sotme aktori i njohur i humorit, Gaz Paja dhe partnerja e tij Ira i dhanë fund beqarisë. Çifti i famshëm kurorëzoi dashurinë e tyre disavjeçare në një ceremoni që u zhvillua pak orë më parë në tarracën e bashkisë së Tiranës përball kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Ndërkohë, për pak minuta pritet që të nis edhe dasma madhështore e cila do të zhvillohet në hotel Plaza. "Ami Event" është marrë me organizimin dhe është kujdesur deri në detaj për dekorimin e ambientit të hotelit dhe vetëm pak më parë Amarda Toska ka publikuar edhe pamjet e para të ambientit të dasmës.

Në fotot dhe videot e publikuara, shihet se ambienti është i mbushur i gjithi me lule dhe zbukurime pafund, ndërkohë që në sy bie ekrani i madh që qëndron në murin e sallës ku ekspozohet seti fotografik i çiftit.






