Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Qershor 2019, 21:09

Pamje ekskluzive të Irës dhe Gaz Pajës në ditën e dasmës

Aktori shumë i dashur për publikun, Gazmend Paja ka kurorëzuar sot në martesë dashurinë me bukuroshen Ira Seferi e cila ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi.

Çifti u martuan në tarracën e Bashkisë së Tiranës përpara kryetarit Erion Veliaj ndërsa tani do të mbahet dasma madhështore e organizuar nga "Ami Event"

"Xing.al" ka siguruar disa foto ekskluzive të çiftit në ditën e tyre të dasmës ku Ira duket si princeshë dhe ka veshur dy fustane të bardhë ndërsa Gazi duket shumë i pashëm dhe elegant me kostumin e zi.

Në fotot ekskluzive nga "Xing.al", Ira shfaqet duke i dhuruar Gazit një puthje plot dashuri ndërsa në tjetrën çifti shfaqet shumë i lumtur teksa pozojnë para aparatit në ditën e tyre më të bukur për të cilën ka menduar deri në detajet më të vogla "Ami Event"./Xing.al