Kryeministri Edi Rama në nisje të fushatës zgjedhore ka deklaruar sot se është në këtë detyrë pasi e konsideron atë si mision dhe se do të fitojë një sfidë me historinë e këtij vendi.

"Për të gjithë qytetarët e këtij vendi unë s’jam më i miri, s’jam i pagabueshëm kam të metat e kusuret e mia edhe si kryeministër. Bëj sa mundem, nuk bëj sa dua dhe jo gjithmonë arrij të bëj aq mirë sa dua ato që mundem, por sot dua t’ju them duke ju parë të gjithëve në sy: Po të ishte kjo e imja një çështje thjesht personale, ju siguroj që do e kisha lënë prej kohësh këtë punë dhe nuk do mbajarrebeshin e përditshëm të gurëve e baltës mbi veten.

Po të ishte kjo e imja një punë për përfitime personale ju garantoj që as nuk do e kisha marrë përsipër dhe as nuk do kisha guxuar t'ja bëja njerëzve të familjes time atë që i ndodh përditë për shkak të punës sime. Unë mund të jem pasionant edhe arrogant po të doni, po kurrë s’kam qenë materialist dhe kurrë s'kam për të qenë as kri.minnel dhehajdut.

Unë mund të bëj gjykime të gabuara, mund të marr edhe vendime të gabuara po kurrë as kam bërë e as kam marrë asnjë vendim për gjëra të gabuara që i di përpara si të gabuara. Kurrë se kam futur dhe s’kam për ta futur dorën në xhepin e asnjë njeriu të gjallë në këtë vend", është shprehur Rama.
Burimi: Balkanweb







