Iva Aliko ka shkaktuar shpesh bujë me deklaratat e saj, por edhe me fotot që poston në rrjete sociale ku nuk ngurron të tregojë linjat. Mirëpo së fundmi këngëtarja ka marrë vendimin të mbulohet me shami.

Iva madje i ka kërkuar falje Zotit me një postim në Instastory ku shkruan: "O Allah ti je falës i madh, e do faljen andaj më fal mua".

Në fotot e videot e publikuara së fundmi në Instastory, Iva shfaqet e mbuluar me shami dhe shumë simpatike teksa pozon.









