Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Qershor 2019, 18:06

Ajola Xoxa shkëlqen me pamjen në ceremoninë e martesës së Gaz Pajës

Aktori Gaz Paja kurorëzoi sot në martesë dashurinë me bjonden bukuroshe Ira Seferin në tarracën e Bashkisë së Tiranës. Ira dukej si princeshë me fustanin e bardhë ndërsa Gazi shumë i pashëm me kostumin e dhëndrit. 

E ftuar ka qenë edhe bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa e cila dukej shumë elegante e veshur me bojëqielli.

Ajola ka postuar një foto ku tregon look-un e saj dhe shkruan: 
"Sapo celebruam Irën dhe Gazin".

Dasma e Gazit dhe Irës do të mbahet në darkë dhe do t'i ngjasojë një koncerti pasi do të perfomojnë shumë këngëtar. Për ceremoninë do të respektohen të gjitha fazat që nga koktejli i pritjes së të ftuarve, kulminacioni medjegien e shamisë së beqarit, momenti i tortës dhe puthjes së çiftit.