Aktori Gaz Paja ka kurorëzuar dashurinë në martesë me bjonden bukuroshe Ira Seferin në tarracën e Bashkisë së Tiranës përpara kryetarit Erion Veliaj.

Ira dukej si princeshë me fustanin e bardhë ndërsa Gazi shumë i pashëm me kostumin e dhëndrit.

Gasma e Gazit dhe Irës do të jetë një mbrëmje e gjatë që do t’i ngjasojë një koncerti pasi do të performojnë disa këngëtarë.

Muzika do të jetë një miks e të gjitha trevave të Shqipërisë dhe për ceremoninë do të respektohen të gjitha fazat që nga koktejli i pritjes së të ftuarve, kulminacioni medjegien e shamisë së beqarit, momenti i tortës dhe puthjes së çiftit.







