Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Qershor 2019, 17:05

Pamjet nga ceremonia: Gaz Paja martohet me Irën

Aktori Gaz Paja ka kurorëzuar dashurinë në martesë me bjonden bukuroshe Ira Seferin në tarracën e Bashkisë së Tiranës përpara kryetarit Erion Veliaj.

Foto: iconstyle

Ira dukej si princeshë me fustanin e bardhë ndërsa Gazi shumë i pashëm me kostumin e dhëndrit. 

Foto: iconstyle

Gasma e Gazit dhe Irës do të jetë një mbrëmje e gjatë që do t’i ngjasojë një koncerti pasi do të performojnë disa këngëtarë.

Muzika do të jetë një miks e të gjitha trevave të Shqipërisë dhe për ceremoninë do të respektohen të gjitha fazat që nga koktejli i pritjes së të ftuarve, kulminacioni medjegien e shamisë së beqarit, momenti i tortës dhe puthjes së çiftit.