Nga Shqipëria / E Shtunë 1 Qershor 2019, 15:03

Sot martohet Gaz Paja: Detajet e dasmës luksoze me 300 të ftuar

Aktori shumë i dashur për publikun, Gazmend Paja do i japë sot fund beqarisë me një dasmë luksoze që do mbahet në Tiranë ku të ftuar do të jenë shumë personazhe të famshëm të të gjitha fushave.

“Panorama Plus” ka zbuluar se dasma e Gazit do të jetë një mbrëmje e gjatë që do t’i ngjasojë një koncerti pasi do të performojnë disa këngëtarë.

Muzika do të jetë një miks e të gjitha trevave të Shqipërisë dhe për ceremoninë do të respektohen të gjitha fazat që nga koktejli i pritjes së të ftuarve, kulminacioni medjegien e shamisë së beqarit, momenti i tortës dhe puthjes së çiftit.