Prej disa kohësh Atifete Jahjaga i është përkushtuar fondacionit në emër të saj që mbështet gratë në Kosovë. Aktivitetin e saj Jahjaga e shpalos edhe në rrjete sociale ku së fundmi ka bërë një deklaratë.

Mirëpo siç duket shkrimin e kishte ruajtur që prej ditës së djeshme dhe sot që e ka postuar ka harruar të heqë pjesën ku thotë: "Përshkrim për nesër".

Megjithatë pas disa orësh, në profilin zyrtar të Jahjagës gabimi është rregulluar.

Ish-presidentja e Kosovës vitet e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave edhe për ndryshimin që ka pësuar në pamje gradualisht.

Në paraqitjet e saj të fundit, Jahjaga është shfaqur shumë elegante dhe e veshur me shumë shije.







