Blero dhe partnerja e tij Afrona Dika në shtator të këtij viti do t’i japin fund beqarisë me një dasmë në një nga hotelet luksoze në zonën e Ranës së hedhur në Shqipëri.

Çifti prej muajsh kanë nisur përgatitjet dhe në dasmë kanë ftuar 600 veta të cilët do të akomodohen për një ditë në hotelin luksoz.

Në një intervistë për "Prive", Blero u shpreh se ka qenë gati të martohet që prej momentit kur i ka propozuar Afronës.

“Që kur jam ulur në dy gjunj dhe i kam propozuar Afronës, e kam ditur se jam gati”, tha Blero.

Pritet që dasma e Bleros dhe Afronës të jetë një nga më të kushtueshmet në estradën shqiptare.







