Kënga e Dhurata Dorës dhe reperit algjerian Soolking ka thyer rekordin duke arritur plot 100 milionë shikime në Youtube vetëm 1 muaj e 12 ditë pas publikimit.

"Zemër" u kthye në super hit menjëherë pas publikimit duke u dëgjuar në shumë vende të botës.

Duke pasur shumë sukses që në fillim, pritej që kjo këngë të thyente rekordin me 100 milionë shikime dhe ia ka dalë.

Teksti i këngës është shkruar nga Big Bang, Dhurata dhe Soolking.










