Nga Shqipëria / E Premte 31 Maj 2019, 21:09

Sot është në super formë, Anxhela Peristeri zbulon si humbi 16 kile

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Anxhela Peristeri ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në "Zonë e lirë" ku sapo hyri në studio ra në sy transformimi i saj. 

Anxhela madje këndoi këngën e saj më të fundit "Maraz" dhe kërceu me balerinin e saj. 

Këngëtarja tregoi se është dobësuar duke mbajtur një regjim ushqimor dhe stërvitje. 

"Duket sikur është shumë e vështirë të humbasësh kile, por s’është. Kam 7 muaj që e kam këtë regjim ushqimor duke vazhduar stërvitjen dhe duke eleminuar brumrat në mënyrë drastike, 16 kile kam humbur", u shpreh Anxhela.