Ilira Gashi është shqiptarja që pritet të kthehet në yll botëror, krah emrave si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha e Ava Max. Ilira është me prejardhje nga Prishtina, por ka lindur në Brienz, Zvicër. Babai i Ilirës është nga Kosova kurse nëna nga Shqipëria.

Ilira ka 2.3 milionë dëgjues të përmuajshën në Spotify. Kënga "Fading" me DJ gjerman Alle Farben po korr sukses në Europë duke u renditur në vendin e 16 në Gjermani e Austri dhe në vendin e 17 të klasifikimeve në Zvicër.

Kënga më e fundit e Ilirës mban titullin "Diablo" dhe vjen në bashkëpunim me këngëtarin spanjoll Juan Magan.

Ilira ka nënshkruar kontratë me kompaninë e njohur "Four Music".

Në vitin 2011 ajo ishte kandidate për të përfaqësuar Zvicrën në Eurosong.

Në maj 2010, Ilira mori pjesë në "Top Fest 7" me këngën “Shoku im më i ngushtë” dhe në qershor 2011, mori pjesë në "Top Fest 8" me këngën "Ëndërr".

Në nëntor 2010 mori pjesë në "Kënga Magjike" me këngën "Tek".








