Nga Shqipëria / E Premte 31 Maj 2019, 20:08

Njihuni me çiftin që ka shëtitur 166 vende të botës, mes tyre edhe Shqipëria

Një çift nga Ohio është kthyer në qendër të vëmendjes së mediave të huaja me historinë e tyre. Jonathan dhe Megan Axworthy së bashku me djalin e tyre 2-vjeçar shëtisin në vende të ndryshme të botës me rulotën e tyre brenda të cilës kanë gjithçka që u duhet. 

Çifti ka vizituar plot 166 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, Italinë, Greqinë, Francën, Zvicrën, Turqinë dhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Djali i çiftit quhet Atlas pikërisht prej udhëtimeve të shumta që ata kanë bërë në botë.

Jonathan dhe Megan nisën të udhëtonin në vende të ndryshme të botës në janar të vitit 2015. Pas dy vitesh ata pushuan për pak kohë që të krijonin familjen e tyre vogël.