Nga Shqipëria / E Premte 31 Maj 2019, 19:07

Pas sherrit mes tyre, aktorja i blen djalit të Meghan dhuratën e çuditshme

Pas dasmës së çiftit të njohur Priyanka Chopra dhe Nick Jonas në media u përhap me shpejtësi lajmi se marrëdhënia mes dukeshës, Meghan Markle, dhe aktores Priyanka ishte ftohur. Meghan nuk i shkoi aktores në dasmën e saj, gjë që bëri që të aludohej se ato ishin zënë.

Megjithatë, sipas mediave të huaja së fundmi Priyanka dhe Nick kanë vizituar Meghan dhe djalin e saj Archi i cili vetëm pak javë më parë erdhi në jetë.

Siç u mësua aktorja i kishte blerë vogëlushit disa dhurata nga firma luksoze Tiffany & Co që përfshinin disa artikuj luksoz, por dhurata që i ka lënë të gjithë pa fjalë ka qenë një lodër për të bërë flluska e cila vetëm ajo ka kushtuar 250 dollar.