Nga Shqipëria / E Premte 31 Maj 2019, 16:04

Rikthehet në TV Klan emisioni që do t'ju fiksojë para ekranit

Me mbarimin e "Në kurthin e Piter Pan", orarin e tij prime-time do e zëvendësojë një tjetër emision. Bëhet fjalë për "Doktor Plastik", që rikthen Kiara Titon në ekran pas një viti.

Ky emision nisi vitin e kaluar dhe u mirëprit nga publiku duke patur shumë shikueshmëri.

Në fokus të "Doktor Plastik" janë njerëz të thjeshtë të cilëve iu ofrohet mundësia për të ndryshuar pamjen e tyre.

Lajmin e rikthimit në ekran e ka bërë të ditur Kiara me anë të një postimi në Instagram, por edhe në TV Klan ka nisur të shfaqet spoti.

"Doktor Plastik" do të transmetohet të hënave, ora 21:00.