Ditën e djeshme trashëgimtarja e Top Medias, Sara Hoxha ndau me të gjithë ndjekësit e saj lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të dytë. Sara publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur dhe pranë saj shkruante: ‘Një tjetër kryeqytet evropian po vjen drejt jush.’

Duke u nisur nga ky përshkrim shumë nga ndjekësit e Sarës kanë filluar që tani të aludojnë për emrin që fëmija mund të ketë. Teksa të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Sarën dhe Ledionin për bebin e dytë, shumë të tjerë kanë rënë në një mendje që nëse bebushi është vajzë Sara duhet t’ia vendos emrin Paris.

“Nga Londra në Paris! Urime”, i shkruan njëri nga fansat, ndërkohë që një tjetër i thotë: "Urime! Paris ndoshta? Apo Milan”, duke i dhënë në këtë mënyrë shumë sugjerime Sarës dhe Ledionit.










