Nga Shqipëria / E Premte 31 Maj 2019, 15:03

Pasi u kthyen nga Zelanda e re, Big Bastës dhe Vesës i ndodh e papritura në Tiranë

Siç dihet disa muaj më parë çifti i njohur i showbizit, Vesa Luma dhe Big Basta u larguar nga Shqipëria për tu vendosur në Zelandën e re për të vazhduar jetën e tyre atje. Prej disa ditësh këngëtarja Vesa së bashku me Big Bastën dhe djalin Lian janë rikthyer për pushime në vendlindje.

Vesa ka publikuar vazhdimisht foto dhe video nga vendet që dyshja ka vizituar, mirëpo teksa ka qenë duke shijuar kryeqytetin, asaj dhe Big Bastës i ka ndodhur diçka e papritur.

Këngëtarja nëpërmjet disa videove ka treguar mikpritjen e ngrohtë që qytetarët e Tiranës i kanë bërë asaj dhe bashkëshortit. Në videon e publikuara shihet se shumë prej fansave të tyre nuk kanë ngurruar që të takojnë çiftin dhe t’ju kërkojnë atyre foto dhe video.

“Pas kaq shumë kohësh po i shijojmë rrugët e Tiranës me këmbë dhe u kënaqëm”, ka shkruar këngëtarja e njohur pranë videos.