Nga Shqipëria / E Premte 31 Maj 2019, 11:11

Ende pa lindur, London ka nisur përgatitjet për bebushin e ri të familjes

Ditën e djeshme, trashëgimtarja e Top Channel, Sara Hoxha, ndau me ndjekësit e saj në Instagram lajmin e bukur se shumë shpejt ajo dhe Ledioni do të bëhen prindër për herë të dytë.

"Një tjetër kryeqytet europian po vjen drejt jush."- shkruante Sara krahas fotos me barkun e rrumbullakosur.

Ditën e sotme, ajo ka publikuar në Instastory në foto të vogëlushit London, i cili po përgatitet që tani për bebushin e ri që do të vijë në familje.

"Duke u praktikuar", janë fjalët e Sarës në foton ku i vogli shfaqet duke shtyrë karrocën e tij.