Nga Shqipëria / E Premte 31 Maj 2019, 09:09

Festë dhe dhurata spektakolare: Brenda ditëlindjes së Trejsi Sejdinit

Ditën e sotme, Miss Shqipëria 2018, Trejsi Sejdini, feston 19 vjetorin e saj të lindjes. Së bashku me miqtë, Trejsi e ka pritur ditëlindjen e saj në mesnatë, ku kanë festuar e janë dëfryer nën tingujt e muzikës

Në postimet e shumta në Instagram, Trejsi ka treguar jo vetëm urimet e shumta të miqve, por edhe spektaklin gjigant të fishekzjarreve të cilat mbushën qiellin plot me ngjyra.

Bukuroshja u surprizua me një makinë të re për ditëlindje, si edhe një Iphone, siç mund ta shihni në videon e mëposhtme.