Nga Shqipëria / E Enjte 30 Maj 2019, 22:10

Nostalgji: 10 rolet e Cekes që na fiksuan përpara ekranit

Aktori, Sejfulla Myftari, është padyshim një ndër personazhet më të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar. Ai ka sjell ndër vite një sërë rolesh që janë pëlqyer shumë dhe janë ngulitur në memorien e shqiptarëve. Aktori njihet nga të gjithë si Cekja i Beratit dhe ka luajtur në shumë telekomedi dhe filma. Ditën e sotme ne të ‘Xing.al’ kemi vendosur t’ju rikujtojmë 10 rolet e Cekes që na kanë bërë për vete.

Pushime në Romë (1995) - Komedia e njohur shqiptare ‘Pushime në Romë’ është një nga filmat që bëri bashkë disa nga aktorët më të njohur shqiptar si Sejfulla Myftarin, Koço Devolen, Vangjel Toçen, Rita Latin, Behar Meran etj, shkruan Xing.al. Filmi flet për dy burra  të cilët nisen për në Romë sepse i kanë ftuar të afërmit e tyre. Njërin prej tyre e ka ftuar nipi i tij, që është një h.aj.du.t dhe ndiqet nga p.ol.ic.ia. Këtu fillojnë edhe aventurat e shumta dhe të papriturat për personazhin kryesor./Xing.al.

Fund i marrëzisë, Fjalëkryqi (1995) - ‘Fund i marrëzisë, Fjalëkryqi’ është komedi shqiptare e vitit 1995 e realizuar nga Arian Çuliqi. Komedia u xhirua në Durrës dhe historia e filmit flet për disa persona që janë të fiksuar pas plotësimit të fjalëkryqit dhe asnjë nuk e ka mendjen tek puna. Ky fiksim i ka kapur të gjithë, politikanët, zyrtarët dhe njerëzit e thjeshtë, shkruan Xing.al. Cekja këtu luan rolin e Filipit dhe filmi nga të gjithë mbahet mend dhe për shprehjet e famshme: "Kush është babai i mushkës?" "Çfarë bëjmë në mëngjes, drekë, darkë?" etj./Xing.al.

Gjithë fajin e ka paraja (1996) - ‘Gjithë fajin e ka paraja’ është një film i vitit 1996 ku aktori i njohur Sujfella Myftari luan në rol kryesor. Filmi flet për një person i cili nuk ka se çfarë të bëjë me jetën e tij dhe vendos të hiqet si një doktor popullor, shkruan Xing.al. Në këtë moment fillojnë të gjithë peripecitë e tij. Pjesë të filmit janë gjithashtu edhe aktorët Rita Lati, Muharrem Hoxha, Diana Proko etj./Xing.al.

Dashuri në kris.m.a (1997) - ‘Dashuri në kris.m.a’ është një nga filmat më të suksesshëm të Arian Çuliqi, pjesë e të cilit ka qenë edhe Cekja. Ngjarjet e tij janë zhvilluar në vitin 1997. Filmi tregon historinë e dy të rinjve që dashurohen, por që djalin, Gurin, padrejtësisht e fusin në b.ur.g. Mirëpo, me trazirat e 1997 të gjithë dalin nga b.ur.gu dhe çifti më në fund bashkohet. Por me kalimin e viteve, vjen dita që d.ën.imi duhet te kryhet, shkruan Xing.al. Për këtë vendosin të fusin në b.ur.g Muçon, babain e djalit. Më pas Lina dhe Guri martohen, por ata vazhdojnë të jenë përherë te ndjekur nga hija e kri.sm.ave. Filmi është xhiruar në Durrës dhe Tiranë./Xing.al.

Borxhliu (1998) - Borxhliu është një komedi e vitit 1999 ku Cekja luan rolin e një burrë që merr borxh një shumë të madhe lekësh nga 3 persona për të bërë tregti vezësh, shkruan Xing.al. Mirëpo,  nuk i ecën biznesi dhe e gjithë maunia e vezëve prishet. Kështu qe ai hynë në borxh më të tre personat, dhe përfundon duke shitur gjithçka çfarë ka dhe duke ngelur pa gjë /Xing.al.

Një baba tepër (2000) - ‘Një baba tepër’ është një film i regjisorit Arian Çuliqi i krijuar në vitin 2000. Filmi flet për një burrë të moshuar, rolin e të cilit e luan Cekja, i cili  ka dy djem që  nuk e duan. Ata ndikohen nga gratë e tyre të liga, dhe e ndjekin të atin nga shtëpia dhe vendosin ta martojnë me një grua të moshuar, shkruan Xing.al. Cekja në këtë film luan së bashku me aktorët e njohur Sokol Angjeli, Marika Kallamata, Rita Lati etj./Xing.al.

Pas një lajmi (2001) - Behar Mera, Sejfulla Myftari, Luftar Paja dhe Rita Lati u bashkuan serish në filmin ‘Pas një lajmi’ që u realizua në vitin 2001, shkruan Xing.al. Filmi flet për disa qytetarë që janë të fiksuar nga lajmet dhe gazetarët, dhe bëjnë të pamundurën për t'i takuar, sidomos kur ata janë në grevë të përgjithshme dhe nuk transmetojnë më lajme./Xing.al.

Pesha e gruas sime (2002) - Po ashtu komedia shqiptare i vitit 2002 ‘Pesha e gruas sime’ është një ndër filmat që është ngulitur në memorien e shqiptarëve, shkruan Xing.al. Aktori i njohur, Sejfulla Myftari, dalloji me rolin e tij si ministër dhe kujtohet edhe sot./Xing.al.

Trapi i vjetër (2005) - Telekomedia e njohur shqiptare e realizuar në vitin 2005 ka në qendër të saj një hotel të quajtur “Trapi i vjetër”. "Trapi i vjetër" është një komedi me 10 episode që flet për tranzicionin shqiptar, dhe nëpërmjet  batutave komike synon të godasë anët e errëta të realitetit shqiptar, shkruan Xing.al. Përveç, Sejfulla Myftarit në të kanë marrë pjesë edhe aktorët e njohur si Suela Konjari, Mehdi Malkaj dhe këngëtarja Çiljeta etj. /Xing.al.

Para nga qielli (2009) - Ka qenë një nga telekomedit më të fundit të realizuar në vitin 2009 nga regjisori Arian Çuliqi. Aktori i njohur, Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja në këtë film luan rolin e Arqilejas i cili gjen rastësisht një çantë me 5 milionë euro, shkruan Xing.al. Edhe pse përpiqet ta mbajë të fshehtë,  lajmi bëhet i ditur nga të gjithë familjarët, shokët, miqtë dhe komshinjtë të cilët nuk e lënë të qetë, por i kërkojnë vazhdimisht lekë./Xing.al.