Nga Shqipëria / E Enjte 30 Maj 2019, 22:10

'Janë këmbët e të dashurit tim', të renë e gjen belaja prej një fotoje

Një foto e publikuar në Snapchat i ka hapur bela një vajze të re nga Britania e Madhe. Selina Azam postoi një foto me të dashurin e saj Bradley teksa ishin shtrirë. 

E reja mori një mesazh nga një grua tjetër e cila pretendonte se në foton e publikuar janë këmbët e të dashurit të saj Kieran dhe ofendonte Selinën.

Selina i tregoi që nuk e njeh të dashurin e saj. Mirëpo gruaja i tregoi që Kieran e ndjek në rrjetet sociale.

“Shumë njerëz më ndjekin në rrjetet sociale dhe pëlqejnë fotot e mia. Kjo nuk do të thotë që unë njoh çdokënd prej tyre. Nuk e di kush është Kieran. Pse nuk i dërgon mesazh atij në vend që të më shkruash mua? Nëse nuk i beson të dashurit tënd, atëherë pse je akoma me të?”, i tha Selina.

Gruaja kërkoi falje për keqkuptimin, por Selina u hakmorr dhe publikoi në Twitter të gjithë bisedën që kishte bërë me të.