Nga Shqipëria / E Enjte 30 Maj 2019, 19:07

'Është dita jote dhe ti je larg', Loredana do t'ju bëjë të qani me fjalët për të atin

Ditën e sotme, reperja Loredana Zefi ka njoftuar ndjekësit e saj në Instagram se babai i saj kishte ndërruar.jetë.

Ajo ndau me të gjithë një foto ku jepte lajmin ehidhur dhe pak më parë është bërë nostalgjike duke kujtuar momente të vjetra me të atin, kur shfaqet në moshë të vogël.

"Është dita e babait dhe ti je larg baba. Ti je shpirti im, origjina ime dhe besimi im."- shkruan reperja krahas fotos ku ka pozuar me babain, teksa i ka drejtuar njërin krah dhe e shikon duke buzëqeshur.