Nga Shqipëria / E Enjte 30 Maj 2019, 18:06

E pazakontë: Nusja lë dhëndrin dhe martohet me kunatën për arsyen shokuese

Duket e pazakontë, por në Gujarat të Indisë nuset martohen me kunatat dhe kjo është një traditë. Dhëndri nuk merr pjesë në ceremoni, por në vend të tij ritualet i bën motra e pamartuar.

Nusja e lë dhëndrin në shtëpi me mamanë e tij dhe i bën ritualet e dasmës me kunatën për një arsye befasuese.

E gjithë kjo bëhet që të mbrohet jeta e dhëndrit. Ata besojnë se nëse kjo traditë nuk ndiqet, dhëndrit do t'i ndodhë diçka e keqe.

Të gjitha ritualet që bën një dhëndër në Indi, në Gujarat i bën e motra.

Një banor i fshatit ka treguar se kur nuk është ndjekur kjo traditë martesat kanë përfunduar me divorc ose familjet e çiftit nuk kanë shkuar mirë me njëri-tjetrin.

Edhe pse nuk merr pjesë në ceremoni, dhëndri vishet me kostumin tradicional, por qëndron në shtëpi./Xing.al