Nga Shqipëria / E Enjte 30 Maj 2019, 18:06

Pronari shpulle punonjësve: Pse nuk çoheni në këmbë kur hyj unë? (Video)

Pronari i një biznesi në Stamboll ka vendosur rregulla të ashpra për punonjësit të cilat duhet të ngrihen në këmbë sa herë ai hyn në ambientet e biznesit. 

Së fundmi në mediat turke është publikuar një video ku pronari i gjuanme shpulle dy punonjësve pasi ata nuk e zbatuan rregullin.

Në videon të cilën mund ta ndiqni më poshtë, pronari shfaqet duke gjuajtur fillimisht punonjësin me bluzë të bardhë dhe më pas vajzën krah tij. Kjo e fundit e kundërshton dhe pronari i gjuan disa herë.

Pas disa shuplakave, vajza vendos të largohet nga vendi i punës, por pronari i gjuan sërish dhe tek dera e daljes fillon sherri.

Pamjet kanë shkaktuar shumë debat për mënyrën sesi sillen pronarët e bizneseve në Turqi.