Dafina Zeqiri lançoi pesë ditë më parë këngën e saj më të re të titulluar "La reina", e cila po pritej me padurim nga fansat. Këngëtarja u shfaq shumë ekstravagante në klip, duke i lënë të gjithë gojëhapur me pamjen e saj.

Kënga është pritur mjaft mirë dhe është pëlqyer shumë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm, pasi "La reina" tashmë po bën namin edhe në Zvicër.

Në një foto të publikuar në Instastory, Dafina ka treguar se kënga e saj është më e klikuara në Youtube e këtyre ditëve në Zvicër, e cila ka marrë deri tani plot 1 milionë e 300 mijë klikime.








