Më 7 maj, larg syve të publikut dhe në fshehtësi të plotë, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u martuan në Maldive, lajm të cilin e zbuluan vetë ata pak ditë më parë.

Ditën e sotme çifti ka publikuar edhe këngën e tyre më të re me titull "Duamë", në të cilin kanë përfshirë momente nga dasma dhe nga pushimet e tyre përrallore.

Videoklipi nis me Albanin dhe Miriamin duke bërë xhiro me biçikletë në parajsën tropikale, më pas duke shijuar një pije arrë kokosi, duke bërë foto e duke u argëtuar në breg.


Më pas çifti dhuron një puthje nën ujë, kalojnë një darkë romantike dhe në fund shfaqen pamjet nga dasma.

Në videoklip shohim momentin kur Albani dhe Miriami shkëmbejnë unazat, puthen dhe i dhurojnë një puthje të ëmbël edhe Amelis.

Muzika dhe teksti i këngës është punuar nga Albani.




























