Miqësia e ngushtë mes Kylie Jenner dhe Jordyn Woods përfundoi pas tradhëtisë së Jordyn me Tristan Thompson. Dy vajzat nuk folën më me njëra-tjetrën dhe familja Kardashian bëri deklarata të forta për Jordyn, të cilën nuk e pranuan më në rrethin e tyre.

Mirëpo, pasi lajmi bëri bujë në të gjithë botën, 21-vjeçares i ka ndodhur ajo që s'e priste askush. Jordyn ka njoftuar ndjekësit në profilin e saj në Instagram se shumë shpejt do ta shohim në serialin e famshëm "Grownish.

"Mezi kam pritur t'a ndaj këtë lajm me ju. Jam shumë e e.mocionuar të jem mysafirja e këtij sezoni të "Grownish". Ky është roli im i parë dhe fillimisht isha nervoze, por e kalova dhe përjetova kohën më të bukur. Merrni rrisqe dhe qëndroni në përputhje me udhëtimin tuaj, asnjëherë s'e dini se çfarë bota ka për t'ju ofruar."- shkruan Jordyn në postim.






