Nga Shqipëria / E Enjte 30 Maj 2019, 13:01

Ju kujtohet Hana Cakuli? Ja çfarë ka ndodhur me të 7 vite pas largimit nga muzika

Prej 7 vitesh këngëtarja e njohur shqiptare e hiteve "Simbol", "U shërova" etj Hana Cakuli është larguar nga muzika dhe nuk është dëgjuar më për të. Ajo vite më parë tërhoqi vëmendjen e publikut me pamjen e saj dhe zërin e ëmbël, por prej vitesh nuk ka publikuar më asnjë këngë të re.

Hana është larguar kohë më parë nga Shqipëria dhe aktualisht jeton në Zvicër së bashku me familjen e saj. Këngëtarja bjonde është bërë nënë e dy vajzave binjake dhe siç shihet në profilin e saj në Instagram i është dedikuar tërësisht rritjes së tyre.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe nga fotot e publikuara shihet se i ka dhënë fund beqarisë me partnerin e saj në një ceremoni private.

Burimi:Iconstyle.al.