Pak ditë më parë, këngëtari Butrint Imeri publikoi në profilin e tij në Instagram një foto me moderatoren Kiara Tito me të cilën është përfolur se është në një lidhje. Ai pranë fotos shkruante thjesht ‘Hajt Hajt’, dhe të gjithë menduan se këngëtari më në fund pranoi lidhjen me moderatoren.

Megjithatë, më vonë u zbulua se Kiara është pjesë e klipit të ri të Butrintit që do të titullohet ‘Hajt Hajt’. Pas fotove shumë të komentuara të çiftit, Butrinti publikoi dhe një video të shkurtër të këngës së re me të cilën ka ndodhur çudia.

Butrinti ka publikuar së fundmi në Instastory një foto ku shihet se videoja e shkurtër e këngës i ka kaluar 1 milion klikime ende pa u publikuar në Youtube. Siç duket për këtë gjë ka ndihmuar edhe prezenca e Kiarës në klip.

“1 milion veç një demo e vogël. Akoma s’keni pa sen. Erdhi koha”, shkruante Butrinti në postim duke treguar se shumë shpejt kënga do publikohet.
View this post on Instagram








