Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 19:07

Ajo i tha se s'do bashkëpunonte kurrë, S4MM i bën gjëmën Rinës

Pas deklaratës së Rinës disa muaj më parë, e cila u shpreh se S4MM ishte reperi me të cilin s'do të bashkëpunonte kurrë, pasi nuk i kuptonte asnjë fjalë, ky i fundit i ka bërë një diss Rina Balajt.

S4MM ka publikuar në rrjete sociale një video ku në vargjet e këngës së tij përmend Rinën, madje vë në sfond edhe fjalët e saj gjatë intervistës në "Nin", siç mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.

Kujtojmë se S4MM ka bërë edhe diss-e të tjerë për kolegët e shtëpisë diskografike të Rinës, si Mozzik, Getinjo apo Fero.