Pas deklaratës së Rinës disa muaj më parë, e cila u shpreh se S4MM ishte reperi me të cilin s'do të bashkëpunonte kurrë, pasi nuk i kuptonte asnjë fjalë, ky i fundit i ka bërë një diss Rina Balajt.
S4MM ka publikuar në rrjete sociale një video ku në vargjet e këngës së tij përmend Rinën, madje vë në sfond edhe fjalët e saj gjatë intervistës në "Nin", siç mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.
Kujtojmë se S4MM ka bërë edhe diss-e të tjerë për kolegët e shtëpisë diskografike të Rinës, si Mozzik, Getinjo apo Fero.








