Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 18:06

Getoari, Majku dhe Onati thyejnë rrjetin me këngën e re

Anëtarët e Babastars, Getoar Selimi, Majk dhe Onat kanë publikuar këngën e tyre më të re me titull "Vamos", që në shqip do të thotë "Shkojmë".

Kënga është shumë ritmike dhe pritet të kthehet në hitin e verës.

Teksti është shkruar nga tre reperët ndërsa muzika nga Alandy. Geti është producent i kësaj kënge.

Në videoklip Geti, Majku dhe Onati shfaqen të veshur me ngjyra teksa kërcejnë e këndojnë para kamerës.

Në vetëm 1 orë, videoklipi ka arritur mijëra shikime në Youtube.