Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 17:05

Pa makeup dhe e lodhur, Tuna fotografohet në publik

Tuna vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të komentuara në media si për suksesin në karrierë, edhe për jetën private. Për këtë të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes së fundmi me festën përrallore që bëri për ditëlindjen e djalit.

Pasditen e djeshme Tuna ka dalë me Tianin në parkun e lojërave ku edhe është fotografuar.

Në foton e publikuar nga "Syri.net", këngëtarja shfaqet e veshur sportive.

Bie në sy fakti që Tuna nuk ka vendosur makeup e për këtë shkak është maskuar me kapele dhe syze.

Këngëtarja i është përkushtuar shumë djalit që prej lindjes së tij, por nuk ka lënë pas dore as muzikën.