Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 16:04

Dalin fotot: Grida Duma merr të gjithë vëmendjen në dasmën e motrës

Tre ditë më parë ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma martoi motrën, Geris Dumën. Motra e Gridës u martua me një dasmë madhështore me 200 të ftuar e për të cilën folën të gjithë mediat.

Së fundmi janë publikuar disa foto të Gridës nga dasma dhe ish-deputetja shfaqet mahnitëse me një fustan të zi, stil sirene, me dantellë dhe pak dekolte.

Grida ka marrë të gjithë vëmendjen me bukurinë dhe elegancën që e karakterizon. 

Gjithashtu janë publikuar edhe foto të nuses, Geris e cila shfaqet si princeshë me fustanin e bardhë.