Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 16:04

Prej 2 vitesh e zhdukur, çfarë ka ndodhur me Sofien e Çanit

Bjondja simpatike, Sofia dikur tërhiqte vëmendjen çdo të premte në "Zonë e lirë", krah Arian Çanit. 3 vite më parë ajo u largua nga emisioni dhe nga ekrani papritur, por vazhdoi për një kohë të gjatë të komentohej në media.

Prej gati 2 vitesh nuk keni dëgjuar për Romina Alkun, e njohur si Sofia, sepse bukuroshja e kishte mbyllur çdo komunikim me publikun duke u larguar nga rrjetet sociale.

Ditën e sotme Romina e ka hapur sërish Instagramin e saj pas gati 2 vitesh duke postuar një foto me bashkëshortin, bën të ditur Xing.al.

Kujtojmë që kohë më parë u përfol se Romina do rikthehej sërish në ekran, por asgjë nuk u konkretizua./Xing.al