Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 16:04

Motra i nxjerr sekretin Arbenitës: Ja çfarë s'di të bëjë mirë Fero

Reperi Fero dhe modelja Arbenita Ismajli, morën vëmendjen e të gjithëve gjatë këtyre ditëve me pozat e shumta romantike me njëri-tjetrin, ndërsa ditën e djeshme njoftuan se Arbenita do të jetë modele në klipin e ri të Feros.

Çifti ka ndarë foto të ndryshme në Instagram, të cilat ja kanë shkrepur njëri-tjetrit dhe në sy ka rënë komenti i motrës së Arbenitës, e cila zbulon publikisht në komente çfarë i ka thënë modelja për Feron.

"Po thu Fero s'po di me bo foto të mira."- shkruan Almedina në foton e së motrës, të cilën ia ka shkrepur Fero.

"E ka shumë të lehtë me mua."- ja ka kthyer Arbenita, duke mos e pranuar faktin që Fero s'di të bëjë foto të mira.