Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 15:03

'Është e drejta e fëmijës tim', Elita Rudi bën deklaratën e fortë

Në shkurt të këtij viti, moderatorja Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë. Elita solli në jetë vogëlushin Zëri, i cili është kthyer në një ndër fëmijët më të njohur e të komentuar të showbizit.

Moderatorja ndan herë pas here me ndjekësit poza të të voglit, ndërsa pak më parë ka publikuar një foto ku shfaqet duke e ushqyer me.gji.

"Nëse ushqimi im me.gji të ofendon, atëherë je i lirë të vendosësh një mbulesë mbi kokë. Është e drejta e fëmijës tim të ushqehet."- shkruan Elita krahas fotos me Zërin.