Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 13:01

Lorik Cana ndau foton në moshë të vogël, Bes Kallaku i lë komentin epik

Ditën e djeshme, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram një foto të vjetër ku shfaqej në moshë shumë të vogël me mamanë e tij.

"Mama dhe mini Liki. Dkur viti 85-86 s’jam i sigurt."- shkruante Loriku krahas pozës ku të gjithë vunë re se në fakt djali i tij, Bojken, kishte marrë tiparet e të atit.

Në komentet e fotos, vëmendjen e të gjithëve e ka tërhequr edhe komenti epik i Bes Kallakut, i cili i shkruan:

"Duket katunari, e vret dielli, me sy mbyll, edhe vetullat e verdha."