Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 12:12

Dalin fotot: Kida dhe këngëtari shqiptar bashkë me pushime në vendin përrallor

Këngëtarja e njohur Kida është kthyer shumë shpejt në një ndër personazhet më të komentuar në media. Kida gjithmonë është kujdesur që jetën e saj private ta mbaj larg vëmendjes së mediave dhe siç ka rrëfyer në intervista të ndryshme nuk ka pasur kurrë një lidhje.

Së fundmi ajo ka vendosur që të largohet për disa ditë pushimi në Turqi dhe në rrjetet sociale ka ndarë me fansat foto dhe video nga vendi luksoz. Këngëtarja siç duket nuk është vetëm pasi nga i njëjti vend ka publikuar foto dhe këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu i cili është së bashku me bashkëshorten Ariana.

Siç dihet Kida ka një marrëdhënie shumë të afërt me familjen e Ermalit dhe mesa duket kanë vendosur që pushimet t’i kalojnë bashkë në vendin përrallor.