Nga Shqipëria / E Mërkurë 29 Maj 2019, 11:11

E pazakontë: Njihuni me shoferen e parë shqiptare në transportin urban

Historikisht në automjetet e transportit publik kemi parë shoferë meshkuj, duke qenë se ky zanat gjithmonë është konsideruar një profesion mashkullor.

Mirëpo, për herë të parë në vendin tonë një femër shqiptare ka vendosur që të bëhet një shofere autobuzash. Bëhet fjalë për bukuroshen,  Laura Mirena, e cila është bërë së fundmi pjesë e Trafikut Urban dhe shumë shpejt të gjithë do ta shohin nëpër rrugët e Prishtinës.

Lajmin e  ka dhënë Komuna e Prishtinës nëpërmjet një njoftimi ku i kanë uruar punë të mbarë vajzës së re.

"Në vazhdim të reformave në Trafikun Urban vjen risia e radhës. Laura Mirena është shofere e parë në ekip. I urojmë punë të mbarë “, thuhet në njoftim.